ZRRE-ja sot pritet t’i shqyrtojë ankesat e konsumatorëve për çmimet e reja të rrymës

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

16 prill 2025

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë sot nga ora 08:30 do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje të ZRRE-së janë caktuar shtatë pika të rendit të ditës, ndër to janë edhe shqyrtimi i propozimeve për aprovimin e tarifave për KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n.

“Shqyrtimi i propozimit për aprovimin e Tarifave për Shfrytëzimin e Rrjetit të Transmetimit dhe Tregut (OST/OT); Shqyrtimi i propozimit për aprovimin e Tarifave për Shfrytëzimit e Rrjetit të Shpërndarjes (OSSH); Shqyrtimi i propozimit për aprovimin e Tarifave për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU)”, janë pikat që do të diskutohen në këtë mbledhje.

Pikë tjetër është edhe shqyrtimi i ankesave të konsumatorëve për paralajmërimin e shtrenjtimit të tarifave të energjisë elektrike.

Scroll to Top