Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
10 dhjetor 2025
Një banesë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet tym i dendur që ngrihet nga kompleksi banesor, i cili ndodhet përballë “Banesave të bardha”.
Njësitet e zjarrfikësve kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe janë duke punuar për shuarjen e flakëve.
Për momentin është ende herët të përcaktohen shkaqet e zjarrit dhe nuk ka informacion nëse ka persona të lënduar.

















