Zhduket një djalë dhe një vajzë në Fushë Kosovë e Prishtinë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

05 mars 2025

Policia ka njoftuar se një djalë në Prishtinë dhe një vajzë në Fushë Kosova janë raportuar të zhdukur.

Sipas raportit zyrtar, për rastin në Prishtinë, një grua ka njoftuar se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

“Prishtinë / 22.02.2025 – 17:40. Më 04.03.2025 ankuesja femër kosovare ka njoftuar Policinë se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitë policore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërsa, për rastin në Fushë Kosovë, dje një grua ka raportuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

“Fushë Kosovë / 25.02.2025 – 16:00. Më 04.03.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e policisë.  

Sipas policisë rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.

Scroll to Top