Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
03 mars 2025
Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK) pritet të japë llogari për fatin e mbi 1 milion eurove.
Mësohet se auditimi i brendshëm ka gjetur zhdukjen e mbi 1 milion eurove të shpenzuara për të cilat nuk ka asnjë dëshmi se ku janë shpenzuar.
Bazuar në raportin e auditimit kjo shumë e madhe parash nuk ka mundur të arsyetohet as me shpenzimet dhe as me transferimet e bëra brenda institucionit. Për këtë rast janë njoftuar edhe organet kompetente.
Bëhet e ditur se gjatë javës pritet të zbarkoi Prokuroria në BSK ku do të hetohet zhdukja e mbi 1 milion eurove./Indeksonline/

















