Zgjedhjet lokale, Orav dhe shefat e misioneve të vendeve të BE e presin Radoniqin në takim

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

01 tetor 2025

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, e ka pritur sot në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, në takimin e të shefave të Misioneve të BE-së.

Në një postim në Facebook, Misioni i BE-së në Kosovë ka pohuar se ata kanë diskutuar rreth zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

“Ata diskutuan rolin thelbësor të KQZ-së në sigurimin e integritetit, përfshirjes, transparencës dhe organizimit të qetë të zgjedhjeve të ardhshme dhe vendimmarrjes së paanshme dhe të bazuar në ligj, duke ndërtuar besimin e publikut”, thuhet në njoftim.

Scroll to Top