Zemaj i LDK-së provokohet nga një qytetar në Prishtinë, deputeti e godet me grusht

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

24 tetor 2025

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është përfshirë në një incident fizik në sheshin e Prishtinës

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur Zemaj po jepte një intervistë për emisionin “Blic” me Astrit Gashin, në qendër të kryeqytetit.

Rastin e ka konfirmuar vetë gazetari Gashi.

Sot pasdite gjate xhirimit te nje interviste me deputetin e Kuvendit te Kosoves Armend Zemaj, ka ndodhur nje incident fizik mes ketij te fundit dhe nje qytetari. Per incidentin eshte lajmeruar Policia e Kosoves, e cila i ka marre te gjitha pamjet e xhiruara nga kamera. Per te lejuar hetimin policor e pa penguar dhe pa ndikuar, nuk do te leshohem ne detaje te incidentit. Si individ dhe media ndjejme keqardhje te thelle per incidentin si dhe mbetem i hapur per te bashkepunuar me cdo forme me organet e rendit, per zbardhjen deri ne fund te ketij rasti“, njofton Gashi.

Scroll to Top