Zbulohet ideniteti i një të arrestuari tjetër si i dyshuar lidhur me vrasjen e rreshterit në Kaçanik

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

21 prill 2025

Shtatë persona janë arrestuar mëngjesin e së hënës në Kaçanik falë një aksioni të madh të Policisë së Kosovës, që kishte të bëjë me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

Fillimisht u raportua për arrestimin e Rejhan Belës, 18-vjeçar, si i dyshuari kryesor për ekzekutimin e rreshterit Lika.

Mesohet se personi tjetër i arrestuar është Fatmir B.

Në media është raportuar se në mesin e të arrestuarve janë një polic dhe një pjesëtar i FSK’së.

Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Policia e Kosovës do të dalin në një konferencë të përbashkët vetëm pas pak lidhur me rastin.

Scroll to Top