Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
29 prill 2025
Shefi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka bërë akuza të forta ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, lidhur me përdorimin e kontratës për punë sekondare që Komuna ka me Policinë e Kosovës.
Sveçla ka theksuar se Rama po tenton të përfitojë përfitime personale duke keqpërdorur këtë kontratë dhe duke e përdorur Policinë e Kosovës si “polici komunale”, duke e paraqitur angazhimin e tyre si shërbim të tij personal.
“Vazhdojnë përpjekjet për mashtrim nga ana e kryetarit, i cili paraqet angazhimin e policisë sekondare si polici komunale në shërbim të tij. Është e qartë se në këtë rast Përparim Rama, ka keqpërdorur kontratën për punë sekondare që Komuna e Prishtinës e ka me Policinë e Kosovës, ashtu siç kanë kontrata të tilla shumë institucione tjera të vendit. Përparimi edhe më parë ka mashtruar me deklarim publik, duke e quajtur Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit si “polici komunale të kryeqytetit”, ndërsa sot, prap duke mashtruar, tentoi ta ndërsyej një institucion qendror ndaj një institucioni tjetër qendror”, ka shkruar Sveçla në Facebook.