Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
02 prill 2025
Mbrëmjen e së martës është qëlluar për vdekje me armë zjarri një zyrtar policor në hyrjen e banesës së tij në Kaçanik të Kosovës.
Muhamed Lika është polici i vrarë, ndërsa vrasja ka ndodhur në shkallët e ndërtesës.
Policia e ka konfirmuar rastin derisa është bërë e ditur se zyrtari policor nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra.
Policia akoma nuk ka sqaruar rrethanat, teksa ende nuk është identifikuar as arrestuar asnjë person.
Mësohet se hapësira ku ka ndodhur vrasja është e pandriçuar mirë.