Vrasje në tentativë, Gjakovë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

25 shkurt 2025

Ditën e hënë në Gjakovë është arrestuar një person nën dyshimin për tentim vrasje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Si pasojë e të shtënave është goditur vetura në të cilën ndodheshin dy viktimat, ndërsa lidhur me rastin nuk raportohet për të plagosur”.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri me 17 copë fishekë dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”.

Scroll to Top