Vranët, me riga shiu

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

01 prill 2025

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të zbresin nga 3° C deri në 5° C, ndërsa maksimalet nga 8° C deri në 11° C.

Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

Scroll to Top