Von der Leyen arrin në Kosovë, nis takimi me presidenten Osmani

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

15 teror 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka arritur në Kosovë.

Ajo është pritur nga presidentja Osmani në Presidencë.

Pas takimit me Osmanin, Von der Leyen do të takohet edhe me kryeministrin Kurti.

Vizitën treditore në rajon ajo e filloi të hënën në Tiranë, ndërsa do ta përfundojë të mërkurën në Shkup. Para vizitës në Kosovë, ajo qëndroi në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi.

Kjo është vizita e parë e Von der Leyen në rajon gjatë mandatit të saj të dytë, megjithëse ajo kishte vizituar gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor saktësisht një vit më parë, në përfundim të mandatit të saj të parë.

Scroll to Top