Volejbollistja serbe bënë deklarata deluzionale pasi Dua Lipa u pajis me pasaportë të Kosovës: Nuk mund të jesh shtetase e një vendi që s’ekziston

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

04 gusht 2025

Volejbollistja serbe, Milica Tasic ka bërë një reagim deluzional pasi këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, u pajis me pasaportë të Republikës së Kosovës.

Ajo e bëri një postim në rrjetet sociale duke reaguar vrazhdë ndaj këngëtares Dua Lipa, e cila gjithmonë më plot mburrje e përmend faktin se është shqiptare nga Kosova.

“Vajzë, nuk mund të bëhesh qytetare e një shteti që nuk ekziston. Kosova është Serbi. Kështu që, mirë se vjen në vendin tim”, shkroi volejbollistja serbe.

Sportistët serbë vazhdojnë të shohin ëndrra syhapur lidhur me ekzistencën e shtetit të Kosovës.

Scroll to Top