Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
24 shkurt 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar udhëheqësin e CDU-së në Gjermani, Friedrich Merz dhe atë të CSU-së, Markus Soeder, për fitoren në zgjedhjet federale të 23 shkurtit.
Liderë nga europa dhe bota kanë uruar kancelarin e ri, Friedrich Merz, mes tyre edhe Donald Trump.
“Vendet tona ndajnë një histori të gjatë të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe mezi pres t’i thellojmë lidhjet tona të ngushta në vitet në vazhdim”, – shkroi Osmani në platformën X.
DItëne djeshme, e dielë në Gjermani u mbajtën zgjedhjet federale të cilat shnuam një humbje të thellë për SPD, e Olaf Scholz.
Ndërsa aleanca CDU/CSU i fitoi zgjedhjet me 28.5 për qind të votave.Udhëheqësi i saj, Merz, pritet të nisë tani bisedimet për të zgjedhur partnerin e koalicionit.

















