Vizita e paparalajmëruar e Sorensen në Kosovë, në Qeveri nis takimi me Bislimin

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

24 prill 2025

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka arritur në Qeverinë e Kosovës me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi.

Për këtë vizitë nuk ka pasur njoftim paraprak nga Bashkimi Evropian.

Takimi nisi nga ora 11:00.

Sorensen para takimit me Bislimin qëndroi në KFOR ku u takuar me komandantin Enrico Barduani.

Muajin e kaluar, Sorensen qëndroi për vizitë në Kosovë, ku pati takime me krerët e shtetit.

Në Prishtinë, Sorensen ka thënë se qëllimi tij është që të shtyjë përpara procesin e dialogut.

“Dialogu është që të pajtohemi dhe kompromiset do të caktohen nga palët. Ky është dialogu dhe këtë e kemi bërë që nga viti 2011”, tha Sorensen gjatë qëndrimit në Prishtinë.

Emisari i BE-së u pyet edhe për mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë, respektivisht qendrave për punë sociale dhe postës.

Danezi mori detyrën më 1 shkurt 2025.

Më herët, Sorensen ka punuar si këshilltar edhe në Kosovë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa ka qenë edhe përfaqësues i posaçëm i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi.

Scroll to Top