Viktima e therur nga djali i Sabit Gecit është anëtar i Kryesisë së PDK-së në Lipjan

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

09 korrik 2025

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Postën e Kosovës, ku djali i Sabit Geci, Kushtrimi dyshohet se theri me thikë kolegun e zyrës. 

Mediat marrin vesh se viktima është Sadri Shala (46), anëtarë i Kryesisë së PDK-së në Lipjan.

Siç mësohet ngjarja ka ndodhur sot rreth orës nëntë të paradites.

I dyshuari është arratisur dhe është në kërkim nga Policia.

Rasti është iniciuar si lëndim i rëndë trupor.

Së fundmi është bërë e ditur se viktima është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës.

Scroll to Top