vetura bie ne humnere, vdes nje vajze

Vetura bie në humnerë në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit, humb jetën një vajzë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Kaçanik – Hani i Elezit, ku një vajzë ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit, tek vendi i quajtur “Kulla me qeshmë” , ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku është përfshirë një veturë. Ekipe të policisë, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se një veturë Nissan, derisa ka qarkulluar në magjistralen Kaçanik – Hani Elezit, në rrethana ende të pasqaruara ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rrugës, duke rënë në humnerë disa metra”, tha ai.

Veseli bëri të ditur se si pasojë e këtij aksidenti një person e gjinisë femër, e moshës madhore ka humbur jetën, vdekja e së cilës është konstatuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia e Hetimeve të Aksidenteve, e cila po e heton rastin

Gjithashtu, Veseli tha se për të gjitha veprimet e policisë është njoftuar prokurori i shtetit. /Telegrafi/

Scroll to Top