Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
25 prill 2025
Deputetja nga radhët e pakicës boshnjake, Duda Balje i është përgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj që tha se LVV-ja ia ka ofruar një pozitë ministrore Unionit Socialdemokrat.
Kryetarja e Unionit Socialdemokrat tha sot se nuk ka ndryshuar qëndrim për koalicion me Vetëvendosjen.
“Unë jam mbrapa qëndrimit të cilin e kemi marrë si parti. Ne nuk e ndryshojmë qëndrimin. Arbëri ka pasur një pikëpyetje se çka është duke ndodhë me deputetët që i kanë pasur 500 vota. Unë e kam një përgjigje për Arbërin, se ne kemi votuar për qeverisjen lokale të LVV-së dhe për kryeministrin Kurti, unë i them se kjo nuk ka logjikë prej Arbërit”, ka thënë Balje.