Tre zyrtarë policorë janë lënduar nga një vetëaksident në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Veton Elshani, zëvendësdrejtor për veriun e Mitrovicës ka bërë të ditur se vetëaksidenti ka ndodhur para orës 08:00 të mëngjesit.
“… Një veturë e policisë është vetëaksidentuar, ndërkaq tre policë janë lënduar lehtë”, ka thënë Elshani.
Ndryshe, para një jave ka ndodhur po një vetëaksident i Policisë Grabovc të Zveçanit, ku ishin lënduar tetë policisë të Njësisë Speciale Operative.