Vendoset sllogan ultranacionalist serb në Ambasadën në Norvegji: Kërcënim i hapur për Kosovën

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

27 janar 2025

Ambasada e Kosovës në Norvegji ka njoftuar se në hyrje të saj është vendosur një slogan nacionalist serb “Kur ushtria kthehet në Kosovë”.

Kjo ambasadë e ka quajtur akt kërcënimi të drejtëpërdrejtë për Kosovën dhe shkelje të normave ndërkombëtare vendosjen e këtij slogani.

“Thellësisht të shqetësuar për imazhin alarmant dhe sloganin nacionalist serb të vendosur në hyrje të ambasadës sonë në Oslo. Ky akt është kërcënim i drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës, stafin e ambasadës, shkel normat ndërkombëtare, si dhe minon parimet e diplomacisë dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Scroll to Top