Vdes një grua në QKUK, policia po e heton rastin

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

10 prill 2025

Një grua është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë trajtimit mjekësor bëhet e ditur se gjendja e saj është përkeqësuar dhe mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj.

Policia ka bërë të ditur se është duke e hetuar gjithë rastin.

“Një femër kosovare është dërguar QKUK për trajtim mjekësor në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë trajtimit mjekësor gjendja e viktimës është përkeqësuar dhe mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Scroll to Top