Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
19 nentor 2025
Kosova këto dy ditë është “larë” nga reshjet, teksa reshjet kanë shkaktuar edhe përmbytje në shumë zona të vendit.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar të dhëna të reja mbi situatën, duke zbuluar se vendi është përballur me sasi të konsiderueshme reshjesh nga veriu në jug.
Meteorologu Besim Aliu ka bërë të ditur se deri tani janë regjistruar nga 35 mm reshje në pjesën veriore, deri në 89 mm në jug të vendit. Ai theksoi se zonat e tjera kanë pasur sasi më të ulëta, ndërsa mesatarja për gjithë territorin llogaritet rreth 60 mm.
Sipas Aliut, reshjet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, por me intensitet më të dobësuar dhe jo domosdoshmërisht në tërë vendin. “Reshjet do të paraqiten herë pas here, por me një intensitet më të ulët dhe pa e përfshirë gjithë territorin”, ka shkruar ai.


















