Vazhdojnë kërkimet për mërgimtarin që dyshohet se u mbyt në liqenin e Ujmanit

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

28 korrik 2025

Policia ka njoftuar se po vazhdojnë kërkimet për mërgimtarin që ra në Ujman dje, thuhet në raport.

“VDEKJE E DYSHIMTË- Zubin Potok 27.07.2025-14:25. Raportohet se viktima mashkull ishte futur në liqenin e Ujmanit, mirëpo nuk ka dal më në sipërfaqe. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, njësia për kërkim dhe shpëtim, njësia e zhytësve dhe ekipi nga emergjenca, ku po vazhdojnë kërkimet për viktimën.”

Shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza ka thënë gjatë së dielës se viktima është hedhur për t’u larë, por nuk ka dalë më nga uji.

“E saktë është që një person ka kërcy nga ura dhe nuk ka dal nga uji. Në vend të ngjarjes janë njësitet policore dhe emergjeca,janë thirrë njësia e zhytsave”, kishte deklaruar ai.

Scroll to Top