Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
18 nentor 2025
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në ditët në vijim priten reshje të vazhdueshme shiu, të cilat mund të shkaktojnë vërshime dhe bllokime në rrjetin e kanalizimit.
Për të parandaluar çdo problem të mundshëm dhe për të menaxhuar situatën, ekipet e mirëmbajtjes së kompanisë janë duke monitoruar terrenin dhe janë të gatshëm për të ndërhyrë në çdo moment, nëse do të jetë e nevojshme.
Kompania u bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për të shmangur dëmet që mund të shkaktohen nga moti i keq.

















