U qëllua derisa po hynte në banesë, krejt çka dihet për vrasjen e rreshterit në Kaçanik

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

02 prill 2025

    Rreshteri Muhamet Lika u qëllua për vdekje mbrëmjen e së martës në Kaçanik.

    Incidenti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 23:00, në afërsi të banesës së tij.

    Rasti e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, që pohojnë se incidenti ka ndodhur në rrugën “Idriz Seferi”.

    Viktima Lika ishte duke hyrë ndërtesën ku banon, në momentin kur ndodhi sulmi me armë.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt tha për median se në vendngjarje kanë arritur njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka transportuar viktimën në Qendrën e Mjekësisë në Kaçani, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, gjë që është konfirmuar nga mjekët.

    Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, deklaron policia.

    Rrethanat e vdekjes janë akoma të paqarta.

    “Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione lidhur me të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti”, tha ai.

    Scroll to Top