Turbullirat në Ibër–Lepenc lënë disa qytete pa ujë; Shkabaj jashtë funksioni, priten ndërprerje edhe në Prishtinë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

19 nentor 2025

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar mbrëmë se Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj është përjashtuar përkohësisht nga funksioni, për shkak të turbullirave shumë të larta në kanalin Ibër–Lepenc, të shkaktuara nga reshjet e mëdha të ditëve të fundit. Këto turbullira e bëjnë të pamundur trajtimin e ujit, duke ndikuar drejtpërdrejt në procesin e furnizimit.

Për pasojë, disa zona janë lënë pa ujë të pijshëm deri në normalizimin e parametrave: Fushë Kosova, Drenasi, Obiliqi dhe një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë.

KRU “Prishtina” paralajmëron se reduktime apo ndërprerje të furnizimit mund të paraqiten edhe në zona të tjera të kryeqytetit. Kompania njofton se ekipet janë në terren dhe po e monitorojnë gjendjen vazhdimisht. Furnizimi pritet të rikthehet sapo të stabilizohet gjendja në kanalin furnizues.

Scroll to Top