Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
24 dhjetor 2025
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) për vitin fiskal 2026, një paketë buxhetore rekord prej 901 miliardë dollarësh.
Ky ligj nuk fokusohet vetëm tek çështjet e sigurisë globale, por përfshin edhe dispozita të veçanta për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ligji riafirmon mbështetjen e SHBA-së për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të bazuar në njohjen reciproke, duke përjashtuar çdo opsion që synon shkëmbime territoriale, ndarje apo rishikim të kufijve mbi baza etnike si zgjidhje për mosmarrëveshjet rajonale.
Veprimtari nga Gjermania, Idriz Zeqiraj, e ka mirëpritur këtë ligj, duke e konsideruar atë një hap të rëndësishëm që garanton sovranitetin e shteteve të vogla dhe siguron mbrojtje për ato vende që ndodhen në rrezik nga presionet e fqinjëve.

















