Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
12 shkurt 2025
Kosova ka përparuar në perceptimin e luftës kundër korrupsionit. Transparency International e rendit Kosovën në vendin e 73.
Para katër vitesh ka qenë shumë më keq, në vendin 104. Natyrisht që vendi i 73-të akoma nuk është mirë por drejtimi është i duhur. Edhe Shqipëria ka shënuar një përparim të vogël prej pesë pikësh, por ajo është më keq se Kosova – radhitet e 80 nga 180 vendet e përfshira në raport.
Ndryshe Gjermania ka shënuar një rënie nga vendi 8 në 15. Shkaku: mungesa e transparencës në financimin e disa partive politike.
Më së miri janë Danimarka, Finlanda dhe Singapori.

















