Tifozët e Crvena Zvezdas shfaqën flamurin “Kosova është Serbi”, vjen reagimi i UEFA-s

Tifozët e Crvena Zvezdas shfaqën flamurin “Kosova është Serbi”, vjen reagimi i UEFA-s

Tifozët huliganë serb nuk lëshojnë rast për të sulmuar shtetin e Kosovës me parulla propaganduese në ndeshjet e futbollit.

Një rast i tillë ndodhi edhe mbrëmë në Beograd, aty ku ekipi serb, Crvena Zvezda u poshtërua nga Barcelona duke humbur me rezultat 2-5.

Parulla të tilla ku Kosova është e mbuluar me flamurin serb po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

UEFA deklaroi se janë duke mbledhur fakte mbi rastin, teksa thanë se klubi serb mund të dënohen pas shqyrtimit të rastit.

asd

“Raportimet dhe faktet mbi ndeshjen e luajtur mbrëmë janë duke u mbledhur dhe duke u shikuar nga ne. Atëherë kur raportohen çështje të tilla, hapen procedurat dhe nëse ato çojnë në sanksione disiplinore, ato shpallen në faqen e internetit të disiplinës së UEFA-s. Ne nuk mund të japim më shumë informacion për momentin lidhur me rastin”, shkruhet në përgjigjën e UEFA-s për Blic.

Deri në këtë moment Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk ka reaguar zyrtarisht.

Scroll to Top