Tetë vjet nga rrënimi i murit në veri të Mitrovicës 

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

05 shkurt 2025

Muri ilegal në veri të Mitrovicës, afër urës së Ibrit, është rrënuar përfundimisht më 5 shkurt 2017.

Dy ekskavatorëve u është dashur vetëm një orë për ta rrënuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e veriut.

E para që ka dalë për t’i vëzhguar punimet ka qenë shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostollova, e cila ka thënë se ai ka qenë moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, derisa ka shtuar se së shpejti do të formohet edhe Asociacioni i komunave serbe.

Muri ndarës ka qëndruar në atë pjesë të qytetit për dy muaj radhazi.

Scroll to Top