Tërmeti godet Kosovën

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

15 dhjetor 2025

Një tërmet është regjistruar mëngjesin e së hënës në Kosovë.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), lëkundja sizmike kishte magnitudë 3.1 ballë.

Ndërkohë, një qytetar nga Vitia ka bërë të ditur se lëkundjet janë ndjerë mjaft fuqishëm në këtë komunë, duke shkaktuar shqetësim te banorët.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Scroll to Top