Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
27 nentor 2025
Një tentim grabitjeje është raportuar të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë.
Sipas raportimit, një grua ka njoftuar Policinë se, gjatë kohës sa ishte në vendin e punës, një burrë ka hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e një thike ka tentuar të marrë para.
Mësohet se policia ka reaguar menjëherë, ndërsa i dyshuari është identifikuar përmes kamerave të sigurisë dhe më pas është arrestuar.
Policia njofton se, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është regjistruar si “grabitje në tentativë”.

















