Temperaturat për sot, e martë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

14 janar 2026

Sot, kryeqendrat shqiptare pritet të përshkohen nga mot me vranësira e intervale kohore me diell. Vende-vende mund të ketë reshje të dobëta kryesisht bore, por asgjë konkrete. Temperaturat do të shënojnë rritje në tërë rajonin.

Erëra pritet të ketë kryesisht nga jugperëndimi që do të ndikojnë në rritjen e temperaturave dhe largimin e acarit polar.

Minimalja po zbret deri në -10 gradë Celsius, kurse maksimale nesër gjatë ditës pritet të arrijë deri në 6 gradë Celsius.

Ditëve të ardhshme pritet mot kryesisht stabil, me vranësira të shpeshta lokale e kthjellime po ashtu të shpeshta. Temperaturat maksimale do të shënojnë rritje pak mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore, ndërsa netëve dhe mëngjeseve pritet acar kryesisht i lehtë. Në disa lugina mund të ketë mjegull, ndërsa reshjet atmosferike do të jenë të pakta dhe të izoluara.

Scroll to Top