Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
11 shkurt 2025
Instituti Hidrometeorologjik, përmes njoftimit, ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHMK-ja po ashtu njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5° C deri -3° C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 3° C deri në 6° C.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.

















