Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
05 shkurt 2026
Policia e Kosovës ka ndaluar një shofer i cili po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara në zonë urbane, me datën 2 shkurt rreth orës 21:25, në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se drejtuesi i një veture të tipit BMW u kap duke vozitur me shpejtësi 104 km/h, në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h. Shkelja u regjistrua nga vetura inteligjente e Policisë së Kosovës.
Për tejkalimin e kufizimit të shpejtësisë, kundërvajtësit iu shqiptua një gjobë prej 300 eurosh dhe masë mbrojtëse ndalim i drejtimit të automjetit për 6 muaj.
Gjatë verifikimit nga zyrtarët policorë, u konstatua se shoferi kishte ndalim aktiv të vozitjes deri më 13 prill 2026. Për këtë shkelje shtesë, atij iu shqiptua një gjobë tjetër prej 500 eurosh, si dhe një masë mbrojtëse ndalim i drejtimit të automjetit për 6 muaj.

















