Dy persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, ndërsa Policia po heton rrethanat dhe po kërkon të dyshuarit.
Dy persona janë plagosur pasditen e së enjtes në një përleshje me armë që ndodhi në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë afër një pompe benzine.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka theksuar dy të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Po ashtu, Borovci ka njoftuar se Policia në mënyrë aktive po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të sqarimit të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave që dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.
Siç mëson Dukagjini, të shtënat kanë ndodhur mes disa personave, të cilët kanë qëlluar me armë nga veturat.