Takimi i SEECP në Tiranë, Kosova përfaqësohet nga Gërvalla

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

16 qershor 2025

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, udhëton sot për në Tiranë, ku do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP

Takimi, i organizuar nga Shqipëria si kryesuese e radhës e SEECP, mbahet me ftesë të Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

Kosova përfaqësohet nga ministrja në detyrë, Donuka Gërvalla Schwarz.Sipas njoftimit të Ministrisë, temë kryesore e takimit do të jetë “Fuqizimi i Konkurrencës Rajonale dhe rritja gjithëpërfshirëse, si rruga drejt Integrimit në BE për vendet pjesëmarrëse të SEECP-së që aspirojnë anëtarësimin”.

Takimi sipas njoftimit, pritet të shërbejë si mundësi për të thelluar diskutimet rreth zhvillimit ekonomik, rritjes së konkurrueshmërisë dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.

Scroll to Top