Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
17 prill 2025
Një pikëpyetje e madhe është shkaktuar pas dështimit të seancës fillestare për konstituimin e institucioneve të reja.
Ende është e paqartë nëse partia fituese Lëvizja Vetëvendosje ka numrat për formimin e qeverisë.
Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se dështimi i konstituimit të Kuvendit nuk është një gjë e mirë për shtetin.
Tahiri është shprehur se kjo situatë ka nxjerrë në pah faktin që opozita do ta bëjë qeverinë e re.
“Dështimi i konstituimit të Kuvendit nuk ishte mirë për shtetin tonë, por nxori në pah se opozita do ta bëjë qeverinë e re”, shkroi ajo në Facebook.
Kujtojmë se sot, me fillim nga ora 12:00, do të vazhdojë seanca për konstituimin e Kuvendit.

















