svecla nga veriu; kercenimet ndaj institucioneve tona nuk e demtojne rendin dhe ligjin atje

Sveçla: Sulmet ndaj institucioneve në veri janë shprehje e dëshpërimit të bandave kriminale me dirigjim nga Beogradi

Ndërtesa e Komunës së Zveçanit është sulmuar me një granatë dore, mbrëmë pas mesnate.

Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se sulmet e ditëve të fundit ndaj institucioneve në veri janë shprehje e dëshprimit dhe qyqarllëkut të bandave kriminale me dirigjim nga Beogradi.

“’Sulmet e ditëve të fundit ndaj institucioneve në veri janë shprehje e dëshprimit dhe qyqarllëkut të bandave kriminale me dirigjim nga Beogradi. Në kohën kur po çmontohen ditë e më shumë, dëshpërimisht duan të tregojnë se ende janë këtu dhe të fortë. Por, ne jemi më të vendosur se kurrë deri në eliminimin e plotë të secilës grimcë kriminale e terroriste në vendin tonë’’, ka thënë Sveçla.

Më tej ministri është shprehur se ata janë të vendosur më shumë së kurrë deri në eliminimin e plotë të secilës grimcë kriminale e terroriste.

‘’Në kohën kur po çmontohen përditë e më shumë, dëshpërimisht duan të tregojnë se ende janë këtu dhe të fortë. Por, ne jemi më të vendosur se kurrë deri në eliminimin e plotë të secilës grimcë kriminale e terroriste në vendin tonë’’, ka thënë më tutje Sveçla.

Koha e pandëshkueshmërisë dhe amnistisë ndaj bandave kriminale ka përfunduar, ka shtuar ai./Indeksonline/

Scroll to Top