Sulmohen disa të rinjë shqiptarë nga katër serbë në Mitrovicën e Veriut

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

07 mars 2025

Një grup prej katër personash të nacionalitetit serb, ka sulmuar disa të rinjë shqiptarë në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicë, ku dy prej të rinjëve kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar për Rtk, Petrit Fejza, nga Njësia Operative e Policisë në veri.

Ai ka thënë se fillimisht janë arrestuar katër persona si të dyshuar, por pas verifikimit të kamerave, tre prej tyre janë liruar.

“Ndërkohë, janë identifikuar edhe tre persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, të cilët tani janë në proces të intervistimit nga ana e policisë”, ka shtuar ai.

Personat e përfshirë në këtë incident janë të mitur, ndërsa vetëm një prej tyre dyshohet të jetë 18-vjeçar.

Fejza ka theksuar se hetimet janë ende duke vazhduar dhe se policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Scroll to Top