Sulmi ndaj familjes Jashari, kujtohet 27-vjetori i rezistencës që iu bë forcave ushtarake serbe

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

22 Janar 2025

Sot shënohet 27-vjetori i sulmit  të dytë të policisë serbe mbi familjen e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, në Prekaz.

Shumë qytetarë  dhe ushtarakë bënë homazhe në nder të dëshmorëve.

Mëngjesin e 22 janarit 1998, forcat serbe iu drejtuan kullës  së  Jasharëve duke e goditur atë me armë të llojeve të ndryshme.

Atë natë Adem Jashari nuk  ndodhej në shtëpi, por sulmit iu përgjigjën Hamza dhe Shaban Jashari, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes.

Ndërsa  sulmi i tretë në kullë ndodhi në mars të po atij viti. Pas një lufte që zgjati  tri ditë, ranë  heroikisht 59 anëtarë të familjes, përfshirë edhe komandantin legjendar, Adem Jashari.

Scroll to Top