univesiteti hasan prishtina afatet e provimeve

Studentët e Universitetit “Hasan Prishtina” bojkotojnë studimet, kërkojnë afatet e nëntorit dhe prillit, paralajmërojnë protestë

Këshilli i studentëve të Fakultetit të Ingjinierisë Elektrike dhe Kompjuterike ( FIEK), të Universitetit “Hasan Prishtina” ka paraqitur kërkesën për afatet për provime, nëntor dhe prill para senatit dhe parlamentit studentor. Edhe pas shumë përpjekjeve për të gjetur zgjidhje për të kaluar krizën rektori z.Hajrullahu nuk ka arritur në dakordancë me këta të fundit.

Përfaqësuesi i Këshillit Studentor Flon Kastrati, ka paraqitur kërkesat dhe arsyet e thirjes për protestë si hap i radhës në një postim në rrjetin e tij social “Facebook”.

“Si Këshill Studentor i FIEK, duke i parë ngjarjet e fundit në lidhje me afatet shtesë, dje mbajtëm aksion para rektoratit ku e paralajmëruam edhe një herë rektorin Hajrullahu se kërkesat e studentëve ishin në pyetje dhe veprimet e tij do të kundërshtoheshin nëse ditën e sotme vendimi i tij do të ishte në dëm të kolegëve tanë studentë.”,- shkruan Kastrati.

Ndonëse, në konferencën e organizuar për media rektori nuk kishte ndryshuar qëndrim lidhur me kërkesat e studentëve, këta të fundit do t’i shprehin pakënaqësitë me anë të protestave me ç’rast janë ftuar nga Këshilli Studentor të marin pjesë të gjithë studentët.

WhatsApp Image 2024 11 09 at 15.13.30 1

Poashtu, Parlamenti Studentor i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë ka reaguar publikisht lidhur me situatën e krijuar nga ky vendim i menaxhmentit të Universitetit “Hasan Prishtina ” për heqjen e afateve për studentët.

“Duke parë situatën problematike që është krijuar nga një vendim i menaxhmentit të Universitetit “Hasan Prishtina” për mosmbajtjen e afateve shtesë të nëntorit dhe prillit, ne, si Parlament Studentor i Universitetit “Haxhi Zeka” i mbështesim plotësisht kërkesat e studentëve të UP-së dhe jemi në përkrahje të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës.”, thuhet në reagim.

WhatsApp Image 2024 11 09 at 15.13.33

Ndryshe, Këshilli Studentor i FIEK-ut ka reaguar qysh ditën e hënë duke paralajmëruar se kjo javë do të ishte kritike dhe e fundit për rektorin Hajrullahu që të reflektojë në të mirë të studentëve ose do të mirreshin masa nga studentët e Degës së Ingjinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

Scroll to Top