Studentët e Arkitekturës të Universitetit “Hasan Prishtina” shpërblehen në nivel global

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

29 maj 2025

Studentët e degës së Arkitekturës, pranë Universitetit “Hasan Prishtina” janë fitues të vendit të parë në edicionin e 9-të të Inspireli Awards 2024, konkursit ndërkombëtar më prestigjioz për studentë të arkitekturës dhe dizajnit. Me këtë rast ata kanë pranuar zyrtarisht shpërblimin e tyre ndërkombëtar.

Projekti “Sustainable Village – ECOUNITY”, i realizuar nga Sibora Ramadani, Eron Shala, Bleranda Hykosmoni dhe Albina Zenunaj, nën mentorimin e Prof. Asst. Rozafa Basha, ka bërë që Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës të renditet në Top 10 në botë – një arritje e jashtëzakonshme dhe historike për institucionin e Universitetit të Prishtinës.

Poashtu përgjatë ceremonisë së marrjes së shpërblimit të tyre, studentët patën nderin të marrin pjesë në hapjen solemne të Muzeut të Schindler-it – një ngjarje me rëndësi të thellë historike dhe kulturore, që përfaqëson kujtesën, humanizmin dhe fuqinë e brezit të ri për të ndikuar pozitivisht në shoqëri.

Scroll to Top