Spitali i Mitrovicës mbetet pa energji elektrike, pjesët kritike funksionojnë me gjeneratorë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

06 shkurt 2026

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka mbetur pa furnizim të rregullt me energji elektrike si pasojë e një defekti në trafon e qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, disa reparte të spitalit aktualisht janë pa energji, ndërsa shërbimet dhe pjesët vitale po funksionojnë përmes gjeneratorëve rezervë. Ndërkohë, ekipet e KEDS-it kanë dalë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

“Në trafon e qytetit, në të cilën është i lidhur Spitali, ka ndodhur një defekt në furnizimin me energji elektrike. Aktualisht disa reparte janë pa rrymë, ndërsa shërbimet vitale janë të mbuluara përmes gjeneratorëve. Ekipet e KEDS-it janë në terren dhe pritet që furnizimi të rikthehet shumë shpejt”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Scroll to Top