Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, deklaroi se ndjen kënaqësi pafund në kuvendin e përbashkët Kosovë-Shqipëri.
“Ne që takohemi jemi pak, duhet të ishim me qindra mijëra dhe prapë pak janë, duhet te takohemi të gjithë aq sa shqiptarë ka bota. Nuk prish punë se s’na nxë kjo sallë, ka salla të tjera që na nxënë, janë fusha, pllajat e luginat ku mundemi me u çmall e të takojmë e të mirëkuptohemi me njeri-tjetrin, deri sa toka të dridhet nën këmbët tona, derisa Zoti të habitet, derisa Adem Jashari të lëvizë në varr, derisa bota të mësojë cilët jemi e çfarë mundemi të bëjmë kur jemi bashkë”, deklaroi Spiropali gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës.