Sot, vrant dhe me shi

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

26 nentor 2025

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 e 5 gradë celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 10 e 13 gradë celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë. 

E mërkura në Kosovë pritet të karakterizohet me vranësira të dendura dhe reshje e rrebeshe të herëpashershme shiu me pak mundësi edhe për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperaturat pritet të luhaten nga 6 ajo minimale deri në 11 gradë Celsius ajo maksimale. Borë vetëm në malet më të larta.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të mërkurën pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje të shpeshta shiu. Vende-vende priten reshje dhe rrebeshe të dendura shiu.

Scroll to Top