Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
16 prill 2025
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.
Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1 deri në 4 metër për sekondë.

















