Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
23 prill 2025
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë sot në orën 10:00.
Mësohet se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka ftuar të gjitha subjektet parlamentare në takim në orën 09:30.
Kuvendi ka mbetur pa zgjedhur kryeparlamentarin, pasi LVV-ja propozoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por e njëjta u votua vetëm nga 57 deputetë.
Seanca e së hënës shënoi dështimin e katërt radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Seanca, e cila u hap të hënën, u ndërpre menjëherë pasi kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.
Deputeti i kësaj partie, Glauk Konjufca, tha se kandidatura mbetet e njëjtë – Albulena Haxhiu.
Ai shtoi se duke qenë se partitë e tjera janë deklaruar kundër votimit të saj, nevojitet kohë shtesë për konsultime të brendshme dhe ndërpartiake.

















