Sot, temperaturat deri në 11 gradë

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

25 nentor 2025

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranë.

Sot në Kosovë pritet të ketë shtim të vranësirave, por ende në disa rajone priten intervale kohore me diell. Gjatë ditës pritet mot me vranësira të cilat do të vijnë duke u shtuar, por kryesisht pa reshje, megjithatë riga ose reshje shiu nganjëherë mund të ketë në perëndim dhe veriperëndim të vendit, gjegjësisht në rajonin e Pejës, Deçanit dhe rrethinë.

Temperaturat pritet të luhaten nga 0 minimalja deri në 13 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri reshjet lokale të shiut do të fillojnë gjatë natës dhe do të vazhdojnë herë pas here edhe gjatë ditës së martë, më shumë në veri dhe jug të vendit. Në pjesët qendrore më pak reshje dhe nganjëherë mund të ketë edhe intervale kohore me diell.

Edhe në Maqedoninë Veriore do të ketë shtim gradual të vranësirave dhe lokalisht mund të ketë ndonjë reshje shiu. Reshje paksa më shpeshta shiu priten në Mal të Zi, kurse në Luginë kryesisht thatë.

Gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve të shiut të cilat deri në mëngjesin e së mërkurën do të përfshijnë të gjitha viset.

Scroll to Top