Pikat kufitare janë të hapura sot në hyrje-dalje të Kosovës për qarkullim dhe çdo gjë po vazhdon normalisht.
Në krahasim me ditët e fundit, sot fluksi ka rënë dukshëm, ku nuk ka pritje më shumë se 5 minuta sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, shkruan Zeri.info.
Kujtojmë se ditëve të fundit, për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve që vinë për festa në Kosovë, pritjet ishin me orë të tëra.